Kthimi dhe rimbursimi
Kjo politikë shpjegon si e kthen një libër të shtypur të blerë në aplikacionin Enis Rama ose në www.enisrama.com, dhe si e kur të kthehen paratë.
1. E drejta e tërheqjes
Brenda 14 ditëve nga dita kur e merr librin mund të heqësh dorë nga blerja, pa dhënë arsye. Na njofto me email në info@criterianetwork.com ose në telefon +383 49 253 746, dhe shëno numrin e porosisë.
2. Si e kthen librin
Pasi na njofton, ke edhe 14 ditë për ta dërguar librin në adresën që të japim. Libri duhet të jetë në gjendjen në të cilën e more: i papërdorur dhe pa shenja. Kostoja e dërgimit të kthimit është në llogarinë tënde, përveç kur libri ka ardhur i dëmtuar ose i gabuar. Nëse libri kthehet i dëmtuar nga përdorimi, mund ta zbresim nga rimbursimi vlerën e dëmit.
3. Libri i dëmtuar ose i gabuar
Nëse libri vjen i dëmtuar ose nuk është ai që porosite, na njofto brenda 7 ditëve nga marrja, mundësisht me një fotografi. Ta zëvendësojmë me një kopje të re ose ta kthejmë pagesën, sipas zgjedhjes sate, dhe kostoja e kthimit është në llogarinë tonë.
4. Rimbursimi
- Kur: brenda 14 ditëve nga dita kur na arrin libri i kthyer, ose dëshmia që e ke dërguar.
- Pagesat me kartelë kthehen në të njëjtën kartelë përmes Paysera. Paratë shfaqen në llogarinë tënde zakonisht brenda 10 ditëve të punës, sipas bankës.
- Pagesat në dorëzim kthehen me transfer bankar në llogarinë që na jep.
- Shuma: çmimi i plotë i librave të kthyer. Transporti është falas, prandaj nuk ka kosto dërgese për t'u kthyer.
5. Porositë e anuluara para dërgimit
Porosia e anuluar para se të niset nuk kushton asgjë. Nëse e ke paguar me kartelë, ta kthejmë të gjithë shumën në të njëjtën kartelë, sipas afateve më lart.
6. Kontakti
Criteria Network sh.p.k., Rruga Kuvendi I Lezhes, Blloku V, Lokali 3, Fushë Kosovë, Kosovë. Email: info@criterianetwork.com. Telefoni: +383 49 253 746.
Returns and Refunds
This policy explains how to return a printed book bought in the Enis Rama app or on www.enisrama.com, and how and when you get your money back.
1. Right of withdrawal
Within 14 days of the day you receive the book you can withdraw from the purchase, without giving a reason. Tell us by email at info@criterianetwork.com or by phone at +383 49 253 746, with your order number.
2. How to return the book
After telling us, you have another 14 days to send the book to the address we give you. The book must be in the condition you received it: unused and unmarked. You pay the cost of sending it back, unless the book arrived damaged or was the wrong one. If the book comes back damaged by use, we may deduct the damage from the refund.
3. Damaged or wrong book
If the book arrives damaged or is not the one you ordered, tell us within 7 days of receiving it, ideally with a photo. We replace it with a new copy or refund you, as you prefer, and we cover the cost of the return.
4. Refunds
- When: within 14 days of the day the returned book reaches us, or of your proof that you sent it.
- Card payments are refunded to the same card through Paysera. The money usually appears in your account within 10 working days, depending on your bank.
- Cash on delivery payments are refunded by bank transfer to the account you give us.
- Amount: the full price of the returned books. Delivery is free, so there is no delivery cost to refund.
5. Orders cancelled before dispatch
An order cancelled before it is sent costs nothing. If you paid by card, we refund the full amount to the same card, within the times above.
6. Contact
Criteria Network sh.p.k., Rruga Kuvendi I Lezhes, Blloku V, Lokali 3, Fushë Kosovë, Kosovo. Email: info@criterianetwork.com. Phone: +383 49 253 746.